Vendosni fjalën kyçe....

Putin dhe Trump më 11 nëntor takohen në Paris


Ashtu siç edhe është përfolur kohët e fundit presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohen në një drekë të shkurtër pune në Pallatin Elysee në Paris, më 11 nëntor.

Mësohet se të dy liderët  do të qëndrojnë në Francë për të marrë pjesë në ngjarjet për 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Ky lajm sot u konfirmua nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Putin dhe Trump “mund të mbajnë bisedime në këmbë për të përcaktuar se kur do të takohen në një format të plotë”. Trump dhe Putin u takuan për herë të fundit në muajin korrik, në Helsinki.

Agjencia Reuters raporton se ata mund të takohen për bisedime më të gjata dhe më gjithëpërfshirëse në një samit të G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, që do të mbahet në fund të këtij muaji në Aregjentinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *