Vendosni fjalën kyçe....

Hoti: Në veri të Kosovës nuk ka karantinim, zbatohet ligji i vendin tonë jo ai serb


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në veri nuk është vendosur masa e karantinimit, pavarësisht se për këtë dje njoftuan shtabet komunale të komunave në veri.

Ai ka thënë se askush s’mund të vendosë masë të karantinimit, pa marrë vendim Qeveria e Kosovës.

“Në veri vlen vetëm ligji i Kosovës, asnjë ligj tjetër. Si qeveri ne do të marrim vendim nëse ka nevojë për kufizim të lëvizjes. Institucionet e Kosovës respektojnë vetëm vendimet që dalin nga Qeveria e Kosovës, asnjë vendim tjetër”, ka thënë ai. “Brenda territorit vlejnë vetëm ligjet e Kosovës. S’ka karantinim në veri. Asnjë organ që vendos karantimin atje s’mund ta bëjë këtë pa vendim të Qeverisë së Kosovës”.

Duke komentuar deklaratën e Listës Serbe që vazhdon t’i referohet Kosovës si “Kosovë e Metohi” dhe se zëvendëskryeministri Goran Rakiç vjen nga kjo parti, Hoti ka thënë se “Rakiç i nënshtrohet ligjit të Kosovës”.

Në veri vlen vetëm ligji i Kosovës, asnjë ligj tjetër. Si qeveri ne do të marrim vendim nëse ka nevojë për kufizim të lëvizjes. Institucionet e Kosovës respektojnë vetëm vendimet që dalin nga Qeveria e Kosovës, asnjë vendim tjetër”, ka thënë ai. “Brenda territorit vlejnë vetëm ligjet e Kosovës. S’ka karantinim në veri. Asnjë organ që vendos karantimin atje s’mund ta bëjë këtë pa vendim të Qeverisë së Kosovës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *