Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i parë i Gala-s, pas fitores në “The Voice Kids” në Belgjikë


Gala Aliaj është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë. Vajza e artistit, Robert Aliaj mahniti jurinë e këtij kompeticioni që në fazën e audicioneve të fshehta, ku të gjithë kthyen karriget për të.

E në finale, ajo rrëmbeu trofeun.

Ajo ka shkruar një mesazh falenderimi në rrjetin social Instagram: “WTF, nuk është e vërtetë, nuk mund ta besoj. Faleminderit shumë djema!”.

Gala performoi në finale një këngë të Elton John “Goodbye Yellow Brick Road” dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.

Një detaj të cilin të shumtë ishin ata që e vunë re, ishte një shqiponjë dykrenare që adoleshentja shqiptare e mbante në gisht, një unazë.
Duket se Gala donte një detaj nga vendlindja me vete në skenë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *