Vendosni fjalën kyçe....

2 ton kokainë të kapura në Peru, dalin emrat e dy shtetasve shqiptarë që do siguronin transportin në Holandë


Mediat peruane kanë zbuluar identitetin e 2 shtetasve shqiptarë që u arrestuan si pjesë e grupit që do përpiqej të tregtonte 2.2 ton kokainë.

Dy përfaqësuesit e mafies shqiptare, të cilët janë pjesë e kartelit Los Balcanes, kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në zonën urbane të El Golf, të cilët kishin shkuar atje me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikën e koordinim për dërgimin e më shumë se dy tonëve kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë SOL (rreth 5 mln $) që do të kishte si destinacion Holandën.

Ata janë shtetasit shqiptarë Malo Franc dhe Meta Gentjan, Të dy, të njohur si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, kanë hyrë legalisht në Peru, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit. Ata shkuan atje për të nisur negociatat për dërgesën e drogës që do të merrej nga deti përmes portit të Calaos.