Vendosni fjalën kyçe....

Hancock zbulon sa mjekë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Britani


19 mjekë e infermierë të Shërbimit Shëndetësor në Britani kanë humbur jetën si pasojë e kroonavirusit. Lajmi u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Ai e njoftoi numrin një ditë pasi iu bë presion nga mediat e publiku, për të zbuluar se sa punonjës në vijën e frontit kishin humbur jetën në luftën kundër Covid-19.

Siç shkruan gazeta Mirror,  shefja ekzekutive e Kolegjit Mbretëror të Infermierisë, Dame Donna Kinnair, tha se stafi që po vdes nuk janë ata që punojnë në kujdes intensiv, por janë ata që po punojnë në ambiente që nuk kanë pajisje personale mbrojtëse.

Hanock tha se është ende shumë herët për të përcaktuar nëse Mbretëria e Bashkuar ka arritur apo jo në kulmin e epidemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *