Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i KE, Basha: 4 votat tona shkojnë për Manfred Weber e CDU-CSU-së


Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar së fundmi se pasnesër Partia Demokratike do të votojë për herë të parë një kandidat të PPE për President të Komisonit Europian.

Basha, i shoqëruar nga Gert Bogdani dhe deputetja Albana Vokshi, po merr pjesë në Kongresin e PPE në Helsinki. Kreu i PD-së është shprehur se  4 votat e PD do të shkojnë për gjermanin, Manfred Weber, pjesë e CDU/CSU të Merkel.

“Në Asamblenë Politike të PPE #EPPHelsinki miratuam kandidaturat e Weber dhe Stubb. Nesër #EPPCongress debati dhe të enjten zgjedhim kandidatin e PPE për President të Komisionit Europian. Si anëtare me të drejtë vote, 4 votat e PD janë për @ManfredWeber e simotrës mike CDU/CSU.”, shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *