Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Bashës: Në ditët në vijim do zbulohen skandale të tjera të qeverisë


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka mbledhur sot grupin parlamentar të forcës politike që drejton lidhur me aksionin opozitar.

Basha ka deklaruar se në ditët në vijim do zbulohen skandale të reja të qeverisë Rama ndërsa u ka kërkuar të tijve që të përgatiten për përballjen me qeverinë.

“Vendi është në kolaps total. Partiaq Demokratike do vazhdojë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ne do përgatitemi intensivisht për zgjedhjet dhe do i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë sesa e mendojmë. Skandale të tjera do të dalin. Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë”, ka thënë Basha.

Pak ditë më parë, Partia Demokratike ka kërkuar arrestimin e kryebashkiakut të Durësit, Vangjush Dako, i cili dilte në përgjimet e prokurorisë duke biseduar me anëtarët e grupit Avdylaj, të cilët janë arrestuar dhepo hetohen për disa vepra penale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *