Vendosni fjalën kyçe....

Berisha me banorët e Unazës së Re: Ju është bërë padrejtësia më e madhe për interesa të trafikantëve


Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me banorët e Kombinatit, Unazës e Astirit, tha se atyre u është bërë një nga padrejtësitë më të mëdha që një qeveri mund të bëjë ndaj qytetarëve të vendit, rrënimit të banesave të tyre.

Berisha hodhi akuza në drejtim të qeverisë, ku sipas tij këto banesa u prishën kryekëput për interesa të grupeve të trafikantëve më të fuqishme të vendit, për interesa të politikanëve të lidhur me këto grupe.

“Së pari, unë dua t’ju shpreh mirënjohjen më të pakufishme, ju banorëve të Astirit, për qëndresën tuaj heroike, qytetare, ndaj njërës nga padrejtësitë më të mëdha që një qeveri mund të bëjë ndaj qytetarëve të vendit, rrënimit të banesave të tyre, kryekëput për interesa të grupeve të trafikantëve më të fuqishme të vendit, për interesa të politikanëve të lidhur me këto grupe. Në mbi 400 ditë protestë, ju dëshmuat shpirtin tuaj të pamposhtur. Unë shpreh shumë mirënjohje ndaj banorëve ndaj banorëve të Kombinatit të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan PD-në, kandidatin e saj më shumë se herë të tjera, zotin Belind Këlliçi”-deklaroi Berisha.