Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet përfshijnë vendin, përmbyten Durrësi e Vlora


Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar përmbytje në Durrës dhe Vlorë.

Shumë rrugë dhe lagje në dy qytetet bregdetare janë përmbytur duke shkaktuar probleme në qarkullim si dhe në bizneset buzë rrugës.

Kanë mjaftuar pak minuta reshje që situata në Durrës dhe Vlorë të rëndohet.

Kjo është diçka që përsëritet, pasi edhe herë të tjera në raste reshjesh, qytetet në fjalë, bashkë me Tiranën përballen me probleme të mëdha për sa i përket përmbytjeve.

Ndërkohë në kryeqytet moti është i paqëndrueshëm, por nuk raportohet për përmbytje.

Ndërkohë që stina e shirave sapo ka nisur situata pritet të rëndohet edhe më shumë në mbarë territorin e vendit sidomos në zonat të cilat preken shpesh nga përmbytjet siç janë ultësira perëndimore me Shkodrën dhe Lezhën, Tirana, Durrësi e Vlora.

Reshjet e ditës së sotme kanë shkaktuar probleme edhe në portet e Durrësit dhe Vlorës, ku ka qenë pamundur lëvizja normale e trageteve të udhëtarëve që shkojnë drejt Italisë. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *