Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Bularat, Rama: Deklarata e Berishës një pisllëk


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës të Sali Berishës në lidhje me ngjarjen në Bularat. Rama është shprehur se deklarata e Berishës është  një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë.

“Deklarata e SB për Bularatin një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë. Sa shumë i dha Shqipëria këtij njeriu që do iki nga kjo botë pa lënë pas qoftë dhe një fjali për t’ua treguar fëmijëve apo një fjalim ku të mos duhet sinjali kujdes fëmijët”, shprehet Rama në Twitter.

Ish-kryeministri Berisha u shpreh se policia duhet të neutralizonte situatën. “Kur them te neutralizoje nenkuptoj me kete dorezimin e kriminelit qe hap zjarr, plagosjen e tij dhe se fundi edhe asgjesimin e tij kur dy te parat jane ta pamundura.

Pavaresisht aktit te denueshem qe vuri ne rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushellime njerezore familjes se viktimes. Duke denuar disa reagime zyrtare te Athines por edhe te Tiranes, qe duan te perdorin rastin per qellime politike, konsideroj te nevojshme nje hetim te plote dhe transparent te kesaj ngjarje.

Me kete rast bej thirrje per nderprejen e histerise primitive antishqiptare ne Athine dhe asaj antigreke ne Tirane, qe nuk i sherbejne as te vertetes dhe as bashkepunimit mes popujve dhe vendeve tona! “, tha ndër të tjera Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *