Vendosni fjalën kyçe....

Flet e ëma e minoritarit që u vra dje në përplasjen me policinë: Ishte në shënjestër për shkak të qëndrimeve të tij


E ëma e 35-vjeçarit, Konstantinos Kacifas, ka deklaruar se  i biri kishte qenë në shënjestrën e autoriteteve shqiptare për shkak të qëndrimeve të tij. Në një dëshmi mes lotësh për mediat greke, ajo është shprehur se nuk e do më jetën pa të birin.

“Pse duhet të vrisnin fëmijën tim? Shqiptarët nuk i donin pakicat, tani unë nuk e dua jetën pa fëmijën tim, pa shpirtin tim.” – ka thënë ajo në një dëshmi të shkurtër për mediat greke.

35-vjeçari Kacifas u vra dje pas një përplasjeje me policinë shqiptare në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Fillimisht u raportua se ai kishte qëlluar në ajër dhe më pas në drejtim të makinës së policisë që shkoi në vendngjarje.

Pas kësaj ai u largua dhe në ndjekje të tij u vu RENEA, që e lokalizoi në një shpat mali pranë depos së ujit. Siç thuhet në njoftimin zyrtar, pavarëisht thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar, Kacifas ka bërë rezistencë dhe ka vijuar të qëllojë në drejtim të policisë dhe nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë.

Sipas grekes “Protothema”, që citon dëshmitë e banorët të fshatit Bularat, gjatë kontrollit në banesat e familjes së Kacifasit dhe të afërmve të tij, policia ka ushtruar dhunë, ndërsa më tej aj shkruan se deklaratat e kryeministrit Rama i hodhën edhe më shumë benzinë zjarrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *