Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Pas zgjedhjeve nuk do hetohen vetëm krimet zgjedhore por në veçanti mos-hetimi i tyre


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një tjetër deklaratë lidhur me zgjedhjet e ditës së nesërme.

Meta thotë se pas zgjedhjeve nuk do hetohen vetëm për tërë krimet zgjedhore por në veçanti edhe mos hetimi i tyre.

Më tej Kreu i Shtetit thotë se nuk ka asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve.

Të dashur qytetarë,

Pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm të tëra krimet zgjedhore por në veçanti do të hetohet mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve. Asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të reja.

Nesër do të jetë Festa e Demokracisë!”-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *