Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të hynte në tokën shqiptare me mbi 145 mijë paund, arrestohet 25-vjeçari


Në pikën doganore të Qafë-Botës janë sekuestruar 145 mijë 220 paund. Në prangat e policisë ra Denis Duro, 25 vjec, banues në Korçë.  I riu po kalonte kufirin nga Greqia për në Shqipëri me shumën e madhe të parave përmes pikës doganore të Qafë-Botës. Mësohet se Duro nuk deklaroi në doganë shumën e marave por vetëm disa mallra që ai kishte me vete.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi Denis Duro 25 vjeç banues në Korçë, u arrestua për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Atij iu sekuestruan plot 145 mijë paund.

Ky shtetas duke udhëtuar me automjetin tip Mecedes-Benz Sprinter, me targa BV 67 KWN, ka hyrë nga Greqia për në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë -Botë, Sarandë.

Shtetasi Denis Duro në hyrje në pikën e kalimit kufitar Qafë-Botë, ka deklaruar mallrat që transportonte, lavatriçe dhe frigoriferë, ndërsa shumën e parave nuk e ka deklaruar, por e kishte fshehur.

Strukturat operativo – hetimore të Doganës në Sarandë në bashkëpunim me Policinë, kanë ndaluar në aksin rrugor Qafë-Botë – Sarandë automjetin që drejtohej nga ky shtetas dhe e kanë shoqëruar në PKK Kakavije për një kontroll të imtësishëm me Skaner, pasi Strukturat operativo – hetimore të Doganës dhe Policia dispononin informacion se ky shtetas po transportonte një shumë të madhe parash, të cilat nuk i kishte deklaruar në Kufi.

Pas kontrollit të imtësishëm dhe me skaner të bërë në Kakavije, në disa lavatriçe, Policia dhe Strukturat operativo – hetimore të Doganës, gjetën dhe sekuestruan 145 220 Paund anglezë dhe skocezë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Denis Duro dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *