Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta në Vjenë: Austria mbështetëse e rrugës tonë europiane


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm në Vjenë në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun austriak. Kreu i shtetit falenderoi Austrinë për mbështetjen për rrugën europiane të Shqipërisë.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Shqipëria dhe Austria, janë mike tradicionale e aleate të ngushta,” tha Meta.

 Presidenti i shprehu mirënjohje Austrisë për gjithçka ka bërë që nga krijimi i shtetit modern shqiptar. “Çdo 28 Nëntor kujtojmë me mirënjohje për mbështetjen që na ka dhënë Austria. Mirënjohës për ndihmën bujare dhe aleancën solide të Austrisë. Përgëzoj Presidentin Van der Bellen për kryesimin e suksesshëm austriak të Presidencës së BE. Pritshmëria e Shqipërisë, por edhe e rajonit është shumë e madhe. Po punojmë fort të çelim negociatat e anëtarësimit me BE,” tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *