Vendosni fjalën kyçe....

Dënimi për shpifje ndaj Akil Krajës, Basha: Kamikazja e Ramës, Regleta Panajoti nuk na mbyll dot gojën


Vendimi i gjykatës për dënimin e Akil Krajës për shpifje ndaj Erion Veliajt ka bërë që të reagojë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Basha është shprehur se as Rama, as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën.

“As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës.” shprehet Basha.

Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë dënoi sot Partinë Demokratike për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas verdiktit të gjykatës, këshillari i PD-së Akil Kraja i detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Veliaj kishte hedhur në gjyq për shpifje këshilltarin bashkiak të PD, Akil Kraja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *