Vendosni fjalën kyçe....

Kurti e Mustafa në takim, çfarë pritet të diskutojnë palët dhe kërkesat e LDK-së


Kreu i Vetëvendosjes, Kurti dhe ai i LDK-së, Mustafa, po zhvillojnë një takim me njëri-tjetrin në Prishtinë.

Kurti ka shkuar në takim me Mustafën menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Vetëvendosjes e pritet që palët të diskutojnë lidhur me qeverisjen e Kosovës, që ka mbetur peng prej më shumë se 3 muajsh.

Vetëvendosje hoqi dorë dje nga Ministria e Brendshme por mori atë të Jashtme.

Siç raporton Koha.net, LDK-ja do kërkojë sërish kreun e Parlamentit edhe pse aty u zgjodh Konjufca i Vetëvendosjes si dhe do kërkojë të mbajë edhe postin e Presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *