Vendosni fjalën kyçe....

Laboratori i drogës në Has, Rama: Provë e qartë, tregon forcën e shtetit kundër krimit


Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për operacionin e zhvilluar në Has, ku u zbulua një laborator i përpunimit të drograve të forta. 

Rama shprehet se në të gjithë botën operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, ndërsa në Shqipëri opozita sipas tij i quan faje të qeverisë.

Gjatë kontollit në mjediset e magazinës së përshtatur si laborator droge është gjetur një sasi e madhe opiumi, që shërben si lëndë e parë për prodhimin e heroinës.

Policia ka sekuestruar gjithashtu një sasi të konsiderueshme heroine të përpunuar dhe të bërë gati për t’u trafikuar.

 Statusi i plotë i Ramës:

Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses,në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë
Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit,në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis.