Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Mos u dëshpëroni, idiotësia e qeverisë ka si shërim shkuljen


Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka risjellë disa vargje të shkrimtarit të njohur argjentinas Jorge Luis Borges, ndërsa shkruan se diktaturat sjellin ‘idiotësinë’.

Në reagimin e tij të fundit Vasili  i bën thirrje qytetarëve që mos të dëshpërohen, pasi trupi i atdheut mbahet, vetëm në kokë ka shumë idiotesi dhe kjo sipas tij e ka si shërim shkuljen.

Reagimi:

Diktaturat sjellin më të neveritshmen: idiotesine!!! Gjigandi i letrave argjeninase, i madhi Jorge Luis Borges shkruan:

“Diktaturat sjellin shtypjen, diktaturat sjellin robërinë, diktaturat sjellin mizorinë: më i neveritshëm është fakti që ato sjellin idiotësinë”! Skaneri i shoqerise tone,ne atdheun tone jep te njejten diagnoze si Borgesi.

Por mos u deshperoni,trupi atdheut mbahet,eshte ende i shendetshem,vetem ne kokë ka shume idiotesi dhe kjo e ka sherimin……shkuljen.

V


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *