Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në selinë e partisë “Lega Nord”, Salvini”: Ata që vunë bombën ishin anarkistë


Gjatë mesnatës në Itali ka ndodhur një shpërthim në selinë e partisë “Lega Nord” në Ala të Trentinos jugore. Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga një bombë artizanale, dy përgjegjësit e të cilës u identifikuan ndërkohë policia po punon për kapjen e tyre.

“Ishin anarkistë. Unë jam krenar për policinë dhe për militantët tonë të jashtëzakonshëm që kanë pastruar çdo gjë tanimë. Disa individë duan që të reagojnë me dhunë, por kjo nuk do të ndalojë buzëqeshjen tonë.

Pasditen e sotme unë do të jem në Trentino Alto Adige për të përqafuar të gjithë të pranishimit. Mirënjohje për policinë…”, tha Salvini.  Selia pritej që të vizitohej sot nga Salvini për fushatën zgjedhore. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *