Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku e Bylykbashi në Vienë, i kërkojnë ndihmë PPE-së për Vettingun


Deputetët e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi, në Akademinë Politike të Vienës, diskutuan mbi lidhjen e politikës me krimin, korrupsionin në tendera, konçesionet me PPP, mungesën prej gjashtë muajsh e Gjykatës Kushtetuese, protestën prej pesë muajsh të artistëve kundër ligjit që i hap rrugë prishjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të kullave për afera klienteliste. 

Tabaku i kërkoi mbështetje PPE-së për vettingun e politikanëve pasi gjendja aktuale e demokracisë, institucioneve si dhe ndarjes së pushteteve është në rrezik.

PD ka ndërmarrë nismën e ndarjes së politikës nga krimi; Vetingu në Politikë është një proces jetik per Shqipërinë dhe të ardhmen e saj Europiane. Ndihma e PPE dhe partive si motra në këtë proces është shumë i mirëptitur, jo vetëm për rëndësinë e kauzës por  pasi krimi me mbështetje qeveritare është edhe një kërcënim për BE-në. Propozimi i dytë ka të bëjë me Platformën Antikorrupsion dhe Oligarki, që synon sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë korruptive nga kompanitë e lidhura me qeverinë dhe mazhorancën. Pasuri të përfituara nga tenderat, koncesionet dhe formati PPP i aplikuar në mënyrë antikushtetuese nga qeveria për të favorizuar një dorë biznesesh”, tha Tabaku.

 Sipas Tabakut, Partia Demokratike e ka Integrimin Europian një qëllim jetik, ndaj ka vendosur të bëjë gjithçka në këtë drejtim, ndërsa shton se qeveria me treguesit e saj negativë, po e largojnë Shqipërinë nga BE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *