Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli pas daljes nga gjykata, ku ishte për seancën ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kryedemokrati e akuzoi Ballën para pak muajsh si pritësin e 3.4 milionë eurove që u kapën në makinat “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.
Numri 2 i Partisë Socialiste tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga padia e tij ndaj kreut të PD-së.
I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala, nëse e njihte dhe kishte takuar Fredi Alizotin, personin që pretendonte se kishte bërë zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjim.
“Jo asiherë!” – u përgjigj Balla duke shtuar se nxite prokurorinë të bënte detyrën në zbardhjen e ngjarjes.