Vendosni fjalën kyçe....

Pranga 23-vjeçarit në Bulqizë, plagosi bashkëmoshatarin


Një 23-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive banale, ku Alfred Muça, banues në Kamzë ka plagosur 22-vjeçarin me iniciale D.L.

Autori i dyshuar është arrestuar nga policia dhe po pyetet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

“Plagos me mjet prerës (thikë), një shtetas, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Alfred Muça, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.  Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e  Bulqizës,  pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin D.L, 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë  Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet  89 dhe 279, të Kodit Penal.” – thuhet në njoftimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *