Vendosni fjalën kyçe....

Thyhen xhamat e te Drejtoria e Policisë së Tiranës


Ndërkohë që te të gjitha institucionet ku u ndal protesta nuk pati incidente, te Drejtoria e Policisë së Tiranës, protestuesit kanë thyer xhamin e godinës dhe kanë hedhur një bombë molotov.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka bërë thirrje të ndalohet thyerja e xhamave.

Në përgjithësi protesta shkoi e qetë dhe pa përplasje si ajo e fundjavës në 11 maj. Policia ditën e sotme nuk iu desh të përdorte gazin lotsjellës dhe ujin me presion.