Vendosni fjalën kyçe....

Në “Range Rover” me pistoletë e municion luftarak, kapet në flagrancë nga policia


Arrestohet nga policia në flagrancë 26-vjeçari Enger Muça. Arsyeja? Udhëtonte me pistoletë e municion luftarak në “Range Rover”.

“Shërbimet në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin Enger Muça, 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës.

Shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manëz-Maminas, kanë ndaluar automjetin tip “Range Rover”, me të cilën shtetasi Enger Muça po qarkullonte. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krëhëra me 15 fishekë.”, jep detaje Policia e Shtetit.