Vendosni fjalën kyçe....

Tesla: Mos i përdorni pajisjet e realitetit virtual të Apple kur udhëtoni me makinë


Kompania Tesla u ka bërë thirrje përdoruesve të pajisjeve të realitetit virtual, që mos ti përdorin ato gjatë kohës kur po udhëtojnë me makinë.

Kjo për tiu kujtuar atyre se u është kujtuar se vëmendjen duhet ta kenë në rrugë gjatë kohës që udhëtojnë.

Kjo thirrje erdhi pas shpërndarjes së disa video ku shoferët përdornin paisje të realitetit virtual ose siç njohen ndryshe syze VR, gjatë vozitjes me makinë.

Sekretari i SHBA-së për Transportin Pete Buttigieg nëpërmjet një njoftimi në X, bëri thirrje se shoferët duhet të jetë të vëmendshëm në automjet.

Megjithatë, një shofer pranoi se video e tij ishte një shaka.

Videot e postuara në internet tregojnë njerëzit që përdornin syzet virtuale kur udhëtonin vetëm., ndërsa mbanin Apple VR në i sy.

Një video u ripostua nga vetë Sekretari i Transportit në SHBA, ku shkruante,: ‘Kujtesë- TË GJITHA sistemet e avancuara të ndihmës së shoferit të disponueshme sot kërkojnë që shoferët  të kenë kontroll dhe të jenë të angazhuart plotësisht në detyrën e drejtimit të mjetit në çdo kohë.’

Një video tjetër, e postuar në ditën kur Apple Vision Pro u bë i disponueshëm publikisht, tregoi një burrë që dukej se po tërhiqej nga policia ndërsa mbante kufjet në një Tesla.

Megjithatë, Gizmodo raporton se ai tha se ishte një ‘sketë’ ai bërë me miqtë, duke raportuar se ai ‘ngriu me kufje për 30-40 sekonda’.

Udhëzuesi i përdorimit të Apple paralajmëron kundër përdorimit të kufjeve të tij gjatë vozitjes, ndërsa Tesla thotë se drejtuesit duhet të mbajnë gjithmonë kontrollin dhe përgjegjësinë ndaj automjetit dhe kur udhëtojnë vetëm.

Paisjet e Realitetit Virtual nga kompania Apple, ose siç njihen ndryshe si  Apple Vision Pro, dolën në shitje në SHBA më 2 shkurt me një çmim prej 3,499 $ (2,749 £). 

Ende nuk ka një datë se kur ato do të dalin në shitje në Britani. 

Ndonëse përdoruesit mund të shohin përmes xhamit në disa mënyra, ai do të kufizonte sërish vizionin gjatë drejtimit të automjetit.

Kompania është përpjekur të mos e quajë atë realitet virtual ose ndonjë emër tjetër të ngjashëm, duke thënë se mund t’i referohet me emërtimin si ‘llogaritje hapësinore’. 

‘Mos e përshkruani paisjen si realitet i shtuar (AR), realitet virtual (VR), realitet i zgjeruar (XR) ose realitet i përzier (MR),’ thuhej në një postim në blog  drejtuar përdoruesve.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC