Vendosni fjalën kyçe....

Politikani gjerman fjalim përçmues për shqiptarët


Andreas Winhart, një politikan i partisë populiste gjermane AfD, ka shkaktuar mjaft debate pasi ka përdorur fjalor përçmues ndaj shqiptarëve dhe afrikanëve.

Sipas mediave gjermane, në një fjalim para fushatës në Bad Aibling, Winhart i quajti shqiptarët hajdutë.

 “Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen të vijnë si ndihmës mjekë në “shtëpitë tuaja dhe të pastrojnë dhomat tuaja (duke nënkuptuar vjedhjen), atëherë ju bashkojuni partisë AfD”, tha Winhart.

Nga ana tjetër, afrikanët i quajti negro dhe shtoi se përmes azilkërkuesve nga Afrika janë shtuar sëmundjet e tuberkulozit dhe SIDAS.

“Unë duhet ta di, kur fqinji im niger puthet ose teshtin, a është i sëmurë ose jo?,” – tha politikani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *