Vendosni fjalën kyçe....

U qëllua me plumb në kokë pak ditë më parë, ndërron jetë te Trauma 17-vjeçari


Një 17-vjeçar i cili u plagos me armë zjarri në kokë nga 19-vjeçari Rigels Sylaj, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Adoleshenti u qëllua në një banesë në Tiranë dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi në një banesë ku ishin mbledhur një grup djemsh. Dinamika e ngjarjes nuk dihet ende me siguri dhe do jetë hetimi i prokurorisë që do e zbardhë.