
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka prezantuar planprogramin për katër vitet e ardhshme, ku premtoi nisjen e zbatimit të pagës së 13-të nga viti 2026 për sektorin publik dhe privat.
Kurti deklaroi se, pas konsultimeve me bizneset, synohet gradualisht edhe paga e 14-të, me qëllim rritjen e sigurisë financiare për familjet dhe krijimin e më shumë stabiliteti për punëtorët dhe bizneset.
“Nga viti 2026 do të nisim përcaktimin me ligj të pagës së 13-të për sektorin publik, por edhe për sektorin privat. Pas dialogut me sektorin privat, synimi ynë është që në bashkërendim me bizneset dhe me punëtorët ta planifikojmë gradualisht edhe pagën e 14-të.
Sepse, çdo familje duhet të ketë më shumë siguri për pushimet, për shpenzimet sezonale dhe nevojat familjare.
Ndërkaq, bizneset të kenë më shumë stabilitet, më pak largim të punëtorëve dhe fuqi punëtore më të sigurt e më të motivuar”, tha Kurti.