
Mbledhja për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me debate këtë të martë.
Gazment Bardhi ka kundërshtuar nismën, duke u shprehur se ndryshimet nuk janë emergjente, pasi Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur ende vendimin përkatës.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi akuzoi mazhorancën për shkelje të Kushtetutës, duke theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë anashkaluar.
“Me vetëdije ju e keni shkelur Kushtetutën. Dhe jo një herë, por dy herë. Me 8 me 0, Gjykata Kushtetuese ka thënë se Kryetari i Kuvendit e ka hedhur në erë Kushtetutën. Pra, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë për shkarkimin tuaj, por ju e keni rrëzuar atë me votë politike,” u shpreh ai.
Më tej, Bardhi theksoi se pa zbardhjen e vendimit nuk ka arsye për të trajtuar çështjen si urgjente, duke kërkuar respektimin e Kushtetutës dhe rolit të Kuvendit.