Vendosni fjalën kyçe....

Aksident me tren në Francë, humb jetën drejtuesi i trenit, 27 të plagosur



Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar në Francë, ku një tren i shpejtësisë së lartë TGV u përplas me një mjet të rëndë në një kalim rrugor, përcjell Euronews.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, rreth orës 07:00, në zonën e Bully-les-Mines, mes Béthune dhe Lens.

Sipas SNCF, drejtuesi i trenit ka humbur jetën, ndërsa 27 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në tren ndodheshin rreth 350 pasagjerë në momentin e aksidentit.

Ministri i Transportit, Philippe Tabarot, bëri të ditur se do të vizitojë vendngjarjen së bashku me drejtorin e SNCF-së, Jean Castex.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi hekurudhor në këtë segment është ndërprerë për pjesën tjetër të ditës, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.