Vendosni fjalën kyçe....

“Qytetarët po humbin jetën në QSUT, ministrja nuk jep llogari”- Blushi: Fermerët duan të dinë kur do zhbllokohen fondet e IPARD


Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, e cila u shoqërua me debate dhe tensione, Blushi tha se kërkesat e tij për interpelancë me ministrin e Bujqësisë për fondet IPARD, që prej 16 dhjetorit 2025, si dhe me ministren e Shëndetësisë për çështjet në QSUT, ende nuk kanë marrë përgjigje.

Sipas Blushit, fermerët presin zhbllokimin e fondeve IPARD, ndërsa qytetarët kërkojnë përgjegjësi për situatën në QSUT.

“Ministrat tu përgjigjen menjëherë kërkesave për interpelance. Kam thirrur ministrin e Bujqësisë në interpelance për fondet IPARD që në 16 dhjetor 2025 dhe ende nuk ka një datë kur do zhvillohet.

Detyrimi Kushtetues i ministrave për të dhënë llogari para Kuvendit nuk është i negociueshëm. Më 26 shkurt 2026 kam thirrur për interpelance ministren e Shëndetesisë për humbjet e jetës në QSUT dhe ende s’ka një datë kur do zhvillohet interpelanca.

Kuvendi nuk mund të presë që ministrat të mbarojnë vizitat turistike jashtë vendit, që i përdorin si justifikuar për ti shmangur llogaridhënies.

Fermerët duan të dinë kur do zhbllokohen fondet IPARD, ministri i Bujqësisë vazhdon vizitat turistike. Qytetarët po humbin jetën në QSUT ku shkojnë për tu kuruar dhe ministrja nuk jep llogari”, tha ndër të tjera ai.