Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga ura motoçikleta në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset 22-vjeçari


Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pasi motoçikleta që ai drejtonte ka rënë nga ura në aksin Këlcyrë-Përmet.

Mësohet se i riu ka rënë nga një lartësi rreth 5 metra dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet përkatëse dhe ambulanca që ka transportuar të riun drejt spitalit.