Vendosni fjalën kyçe....

Osmani hedh poshtë Vetëvendosjen se i ka ofruar 30 firma për kandidim


Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka mohuar që i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja e Lëvizjes Vetëvendosje, presidentes Osmani.

Shefja e deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media deklaroi se Lëvizje Vetëvendosje ia ka ofruar nënshkrimet e deputetëve presidentes aktuale, Vjosa Osmani, për të plotësuar kushtin për të hyrë në garë edhe për një mandat.

Në një postim në Facebook, këshilltarja e presidentes, Hollaj, ka thënë se kjo është gënjeshtër.

“Demant. Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës. Kjo është gënjeshtër!”, ka thënë këshilltarja Hollaj.

Për reagimin e këshilltares Hollaj, u pyet gjatë konferencës Nagavci, por kjo e fundit nuk është përgjigjur se kur i janë ofruar nënshkrimet por tha se i garanton votat e Lëvizjes Vetëvendosje për Vjosa Osmanin., shkruan Koha.

“Unë sot i garantojë votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Nëse flasim për nënshkrime të deputetëve. Nëse themi se nuk është e vërtetë. Sot jam e gatshme të garantojë në emër të Lëvizjes që do të ofrojë vota për të vazhduar në garë tutje”, tha Nagavci.