
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar hapur aksionin politik që do të ndjekë opozita, gjatë prezantimit të librit mbi atë që e cilësoi si farsë elektorale të 11 majit.
Berisha u shpreh se Partia Demokratike do të synojë rrëzimin e qeverisë për të hapur rrugën e zgjedhjeve të lira, duke theksuar se në të kundërt opozita do të mbetet, sipas tij, tërësisht fiktive.
“PD është në një situatë ku me këtë qeveri, ose e largon këtë qeveri për të hapur rrugë për zgjedhje të lira, ose opozita është tërësisht fiktive. Është taktikë e re e opozitës.”, tha Berisha.