Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja arrin armëpushim 1 javor pas bisedimeve me talebanët në Afganistan  


SHBA-ja ka siguruar një armëpushim të pjesshëm njëjavor në Afganistan gjatë bisedimeve me talebanët, njoftoi sot shefi i Pentagonit, Mark Esper.

Ky njoftim u bë gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani njoftoi një ditë më parë se ishte informuar nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo për progrese të dukshme në negociatat me talebanët, gjë që Pompeo e konfirmoi para gazetarëve, gjatë udhëtimit për në konferencën mbi sigurinë që u zhvillua në Munih.

“SHBA-ja dhe talebanët kanë negociuar një propozim për një reduktim të dhunës për shtatë ditë”, theksoi Esper në një konferencë shtypi, në përfundim të takimit.

Ai i cilësoi bisedimet me homologët e NATO-s si produktive.

“Ne e kemi thënë gjithmonë se se zgjidhja më e mirë dhe e vetme në Afganistan është një marrëveshje politike”, theksoi ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *