
Një kamikaz vrau të paktën 12 persona jashtë një ndërtese gjykate në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, të martën, tha ministri i Brendshëm Mohsin Naqvi.
Disa të tjerë u plagosën dhe janë në gjendje të rëndë, tha një burim spitalor, shkruan Reuters.
Kamikazi u përpoq të hynte në ndërtesën e gjykatës në këmbë, por shpërtheu pajisjen jashtë, pranë një automjeti policie, pasi priti aty për 10 deri në 15 minuta, u tha Naqvi gazetarëve në vendngjarje.
“Ne po hetojmë këtë incident nga këndvështrime të ndryshme. Nuk është thjesht një tjetër shpërthim. Ai ndodhi pikërisht në Islamabad,” tha ministri.
Shpërthimi goditi afër hyrjes së gjykatës së qarkut të Islamabadit, e cila zakonisht është e mbushur me një numër të madh njerëzish.