
Pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO për dosjen në ngarkim të saj, Ilir Metës dhe tre të tjerëve, Monika Kryemadhi deklaroi për mediat se prokuroria ka dërguar çështjen për gjykim pa mbyllur hetimet dhe pa paraqitur asnjë provë të re.
Ajo shtoi se dokumentet e reja do të tregojnë “kush janë keqdashësit apo sabotuesit”, ndërsa theksoi se të dhënat bankare të kompanisë GSIS tregojnë se “janë paguar saktësisht aq para sa ka deklaruar LSI”.
“Avokati im kundërshtoi dorëzimin e letërporosisë për të pasur një qartësi se pati informacion të gabaur për opinionin publik.
Nuk ka asnjë provë të reja, por është kthimi i përgjigjes së letërporosisë të bërë nga SPAK, prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen për gjykim pa mbyllur hetimet.
Nuk dha asnjë argument, materialet e reja do të nxjerrë në pah se kush janë keqdashësit ose sabotuesit nuk po quaj falcifikator.
Llogaritë bankare të GSIS tregojnë se janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI. Por, sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht, që do të vendosë përpara drejtëisë GSIS, SPAK apo kushdo që ka bërë analizimin e kësaj dosje.
Do të kërkojmë rikthimin se vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GISIS.
Duke e lexuar me ekspertë financiarë, është e faktuar që LSI ka paguar aq fatura saç ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS. Ose me paaftësinë e lexusit financiar të SPAK ose me keqdashësi.”, tha Kryemadhi.