Vendosni fjalën kyçe....

U paguan për të parë “El Clasicon”, ILD kërkon shkarkimin e tre gjyqtarëve në Durrës


Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra të tre gjyqtarëve në Durrës.

Bëhet fjalë për gjyqtarët Kliton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri, të cilët u pezulluan nga detyra në vitin 2018, nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Kjo për një udhëtim të tetorit të vitit 2014 drejt Spanjës, për të parë ndeshjen e futbollit midis Real Madridit dhe Barcelonës me shpenzimet e një biznesmeni shqiptar, Namik Sadikut. Biznesmeni i kishte paguar për të marrë një vendim gjyqësor në favor të tij.

Dy nga tre gjyqtarët, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri, fjetën tre netë në shtëpinë e italianit të Camorras, Ferdinando Muollo, të dënuar si porositës i vrasjes së ish-ortakut të tij në shtetin fqinj.

Në shkresën drejtuar KLGJ-së, ILD thekson se tre gjyqtarët duhet të shkarkohen për shkelje të rënda të etikës gjyqësore të parashikuar nga neni 140, pika 2, shkronja “a” të Kushtetutës.

ILD gjithashtu ka kërkuar prej KLGJ-së shkarkimin edhe të gjyqtares së Apelit, Evgjeni Sinoimeri, për të cilën ka pasur një ankesë se prej kohësh nuk paraqitej në punë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *