
Presidenti Donald Trump paralajmëroi të shtunën se do të ketë “pasoja serioze” për Elon Musk nëse ai vendos të financojë kandidatët demokratë. Trump bëri këtë deklaratë gjatë një interviste telefonike për NBC News, pa dhënë detaje të mëtejshme për natyrën e këtyre pasojave.
Ai gjithashtu tha se nuk ka asnjë interes për të rikthyer marrëdhënien me themeluesin dhe CEO-n e Tesla-s, Elon Musk. Kur u pyet nëse marrëdhënia e tyre ka marrë fund, Trump u përgjigj: “Mendoj se po.”
Në të njëjtën kohë, presidenti tha se nuk ka ndërmend të flasë më me Musk, një qëndrim që i përsëriti edhe gjatë një interviste për Fox News.
Mosmarrëveshja mes Trump dhe Musk ka përshkallëzuar shpejt gjatë ditëve të fundit, pas kritikave të Musk ndaj “Big Beautiful Bill”, projektligjit të mbështetur nga Trump. Musk e përshkroi atë si “një abominim të neveritshëm” dhe kritikoi ashpër ata që e votuan.