Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: SPAK do reformohet, do u shkojmë deri në fund dosjeve korruptive


Kreu i PD-së Berisha u zotua se dou shkojë derinë fund dosjeve të korrupsionit, gjurmimin e parave të grabitura nga qeveritarët dhe oligarkët në bashkëpunim me qeverinë e Ramës dhe kthimin e tyre te shqiptarët.

Ai përsëriti akuzat ndaj SPAK-ut për mosveprim lidhur me çojnë te kryeministri Rama ndërsa tha se SPAK do reformohet.

“S’e janë pronarë mediesh dhe oligarkë jam 100 % i sigurt, nëse s’do të ishin qeveritarë të korruptuar s’do kishte asnjë prej tyre. Më parë s’kanë fituar tender, ose i kanë fituar në garë të hapur. Ligji bazë është ‘konflikti i interesit. SPAK tregon vetë. Asnjë dosje që çojnë fijet te Rama, s’merr përsëri kurrë ta shqyrtojë. Dosja McGonigal dhe incineratorët. Është vetë Rama, që i ka dhënë McGonigal 250 mijë dollarë, gjykata i ka provuar. Korrupsioni, si mund të jetë politik?! Dosja McGonigal është konfirmuar nga Gjykata e Uashingtonit. S’kërkonte tjetër veçse Altin Dumani ta çonte në gjykatë.

PD do të shkojë deri në fund me këto dosje. Është kolona e 3 e programit tonë, pastrimi i  shtëpisë. Nëse s’bëhet, nuk ndahet krimi e korrupsioni. SKAP do reformohet. Reformim, jo për shkrirje, kurrë s’do të mund të përdoret për qëllime politike, e kurrë s’do flejë mbi dosje. Do ta detyrojë ligji, jo unë. Nuk ka gjëra më të neveritshme e rrëqethëse se dosjet ku flenë ata. Ne do bëjmë ligj, që të detyrojë prokurorinë. Janë pa asnjë lloj kontrolli mbi tokë. Zero kontroll Ai kontrollon gjykatësin dhe prokurori s’kontrollohet. Gjykatësin e kontrollon, vetë jo.” – tha Berisha.