Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në Malin Shpirag, i cili mori përmasa të mëdha dhe shtrirje të gjerë për shkak të erës.
Gjatë gjithë natën forca të shumta zjarrfikëse, punuan për shuarjen e flakëve.
Në ndihmë të zjarrfikëseve të Beratit kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë dhe helikopterë që kanë kryer hedhjen e ujit nga ajri.
Pas disa orësh luftë me flakët, zjarri u shua mëngjesin e sotëm. Si pasojë e zjarrit janë djegur 100 rrënjë pemë frutore dhe rreth 40 ha me shkurre e ferra. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz apo banesa.