Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool e mbyll me humbje fazën e grupeve në Ligën e Evropës


Liverpooli e ka mbyllur me humbje fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

“Të kuqtë” pësuan në udhëtim ndaj ekipit belg Royale Union SG me rezultat 2:1.

Amoura dhe Puertas realizuan për vendasit, kurse për Liverpoolin shënoi Quansah.

Përkundër humbjes, Liverpooli e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me 12 pikë, kurse Toulouse shkon si i dyti me një pikë më pak.

Ndërkohë, Royale Union SG mbetet i treti me tetë pikë dhe shkon në fazën e nokautit të Ligës së Konferencës.