Vendosni fjalën kyçe....

Kurti largohet nga zyra, nuk iu përgjigjet gazetarëve për takimin me Ramën


Në momentin kur Kryeministri Rama po mban një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, Kryeminstri kosovar Albin Kurti, ka dalë nga zyra e tij dhe është larguar.

Kurti nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do ta zhvillojë takimin me Ramën.

Aktualisht Rama ndodhet ende në takim me Osmanin në zyrën e saj, ku dy godinat ajo e Presidencës dhe e Kryeministrisë ndodhen ngjitur me njëra-tjetren.