Vendosni fjalën kyçe....

Janë çifti Biden gjigandë, apo Carter xhuxhë? Fotoja e çuditshme nga takimi i tyre


Ish-presidenti Jimmy Carter dhe gruaja e tij Rosalynn kanë publikuar një fotografi nga takimi që kanë patur këtë javë me presidentin aktual të SHBA-ve Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

Mirëpo kjo foto i la përdoruesit e mediave sociale të habitur nga perspektiva e saj e çuditshme. Dy Biden-ët dukeshin shumë herë më të mëdhenj se çifti Carter, të cilët ishin të ulur në dy kolltuqet e dhomës së ndenjes, që gjithashtu dukeshin në miniaturë.

“Kjo është një pamje jashtëzakonisht e çuditshme. Unë kam shumë respekt për të katërt, por fotografia është thjesht e çuditshme…”– shkroi një përdorues në Twitter.

“Unë e di që njerëzit priren të tkurren ndërsa plaken, por nuk e dija që mobiljet e tyre gjithashtu.”- bëri shaka një tjetër përdorues i Twitter-it.

Një tjetër pyet: “Thjesht po mendoja: Unë i dua të gjithë në këtë foto, por çfarë dreqin po shikoj? A është një shtëpi e vogël? A janë gjigandë Biden-ët? Apo janë pufë Carter-ët?”.

Edhe pse në foto çifti Carter dhe Biden duken jonormalë, në videot që kanë qarkulluar nga takimi ata nuk duket të kenë një diferencë kaq të madhe, pavarësisht se Joe dhe Jill Biden janë pak më gjatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *