Vendosni fjalën kyçe....

“Bëjeni punën me ndershmëri” – Mesazhi i ambasadores Kim në takimin e sotëm me gjyqtarët e Apelit të GJKKO-së


Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë detaje mbi takimin që zhvilloi paraditen e sotme ambasadorja Yuri Kim në GJKKO.

Siç bën me dije ambasada, Kim u kërkoi gjyqtarëve të Apelit të GJKKO-së të vazhdojnë ta bëjnë “punën me ndershmëri” duke zbatuar ligjin. Ajo theksoi mbështetjen e SHBA-ve.

“Nuk mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e një gjyqësori të drejtë, të paanshëm dhe të guximshëm, jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për miqtë dhe aleatët e tyre. Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën.

Rruga përpara, është e vetmja rrugë për të moshuarit shqiptarë, të cilët nuk hoqën kurrë dorë nga shpresa dhe për djemtë dhe vajzat e reja, të cilët kanë aq shumë nevojë për të.

E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror të këtij vendi që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari. Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju.”– u është drejtuar ambasadorja gjyqtarëve.