Vendosni fjalën kyçe....

Danimarka do anulojë përdorimin e vaksinave anti-Covid të Johnson & Johnson


Danimarka nuk do të përfshijë vaksinën Johnson & Johnson në programin e saj të imunizimit kundër Covid-19 lidhur me shqetësimet e mpiksjes së gjakut, sipas raporteve të mediave.

Autoritetet në Danimarkëkanë përjashtuar më herët edhe vaksinën e AstraZeneca. Shumë media vendase njoftuan lajmin të hënën, duke cituar burime të paemërtuara.

Vaksina a e Johnson & Johnson u pezullua përkohësisht në SH.B.A. dhe BE muajin e kaluar mes raporteve se një numër njerëzish zhvilluan mpiksje të rrallë gjaku pasi e bënë.

Autoritetet daneze kanë zgjedhur një rrugë më të kujdesshme edhe pse Reuters njoftoi se përjashtimi i vaksinës së J & J mund të vonojë ndjeshëm përpjekjet e vaksinimit të vendit.

Zyrtarët danezë të ilaçeve muajin e kaluar braktisën përdorimin e vaksinës AstraZeneca, duke përmendur gjithashtu rrezikun e mpiksjes së gjakut. Në mars, Danimarka u bë vendi i parë në botë që pezulloi përkohësisht vaksinën e AstraZeneca, por ndryshe nga fqinjët e saj evropianë, vendi e bëri atë pezullim të përhershëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *