Vendosni fjalën kyçe....

Edmond Budina: S’e vë në dyshim se kam qenë i infektuar, por skandaloze që kryeministri u mor me ne


Pas dy javësh në karantinë, aktori Edmond Budina është rikthyer të hënën tek sheshi i Teatrit të shembur. Në një deklaratë për mediat, Budina tha se nuk dyshon se u infektua me koronavirus, por cilëson skandaloze mënyrën se si u bënë publike emrat e tyre.

Ai thotë se është skandaloze që një kryeministër të merret me dy veta dhe thekson se sëbashku me vëllanë e tij regjisorin, Robert Budina, do e ndjekin këtë në mënyrë ligjore.

”Sikundër e shikoni, gëzoj shëndet të plotë. Pas 2 javësh në një burg të detyruar, nuk them që s’kam qenë i infektuar, por mënyra si na u bënë publik emrat është skandaloz. Dhe skandalet vijojnë. Ky i joni mbase është skandali më i vogël i krimeve që ndodhin në këtë vend.

Një natë tek Artur Zheji, ishte një mjeke nga Amerika e cila tha se në qoftë se emri i pacientit do të ishte bërë publik nga spitali, ne do të ishim pushuar në vend nga puna, të gjithë mjekët do ishin pushuar në vend nga puna dhe spitali do të kishte pasoja të jashtëzakonshme. Deri në burg do shkonin për shkeljen e privatësisë së pacientit.

Veç kësaj ajo tha se pacientëve që dalin pozitivë me koronavirusi, nuk iu jepet 1 letër 1-fletëshe, por 16 fletë. Jemi 16 fletë prapa, po jemi dhe 16 galaktika prapa, ne jetojmë në një vend Albanistan, përderisa drejtohet nga ca njerëz të këtij lloji, është skandaloze. Skandaloze që një kryeministër i një vendi të merret me dy njerëz, një kryeministër i një vendi tjetër kurrë nuk e kishte bërë. Natyrisht edhe unë e Berti nuk e lëmë me kaq, sepse shkelje ligjore në këtë vend janë bërë të modës”– deklaron Budina.

Më tej Budina filloi të fliste për shembjen e Teatrit Kombëtar, që u bë në një kohë kur bashkia e Tiranës ende nuk kishte shpallur konkursin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *