Vendosni fjalën kyçe....

Jair Bolsonaro me simptoma të koronavirusit, sot del përgjigja e tamponit


Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro i është nënshtruar një tjetër testi për Covid-19 pasi ka shfaqur simptoma të virusit.

Bolsonaro tha që një test që bëri mushkëritë e tij rezultuan “të pastra” dhe se ai do të testohej përsëri për koronavirusin.

“Unë erdha nga spitali tani, bëra një kontroll të mushkërive. Mushkëritë janë të pastra. Unë do të bëj testin për Covid. Është në rregull”– u tha Bolsonaro mbështetësve në një deklaratë të transmetuar në kanalin në YouTube të Foco do Brasil.

Zyra presidenciale konfirmoi se Bolsonaro ishte testuar të hënën në mbrëmje në një spital në Brasilia dhe se rezultatet do të ishin në dispozicion të martën. Sipas një deklarate, presidenti aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas CNN Brasil, Bolsonaro kishte ethe të lehta dhe po merr hidroksilklorinë. Bolsonaro mund të shihej duke u kollitur gjatë një transmetimi të enjten në rrjetet e tij sociale, ku ishte i ulur pranë gjashtë personave të tjerë, asnjëri prej të cilëve nuk mbante maskë. Këtu përfshiheshin Ministri i Zhvillimit Rajonal Rogerio Marinho dhe shefi ekzekutiv i bankës shtetërore Caixa Economyica Federal, Pedro Guimaraes. Që nga ajo kohë, ai është takuar me anëtarët e administratës së tij dhe publikun e gjerë, si dhe ka drekuar me ambasadoren e SHBA-së në Brazil të shtunën.

Kjo nuk është hera e parë që Bolsonaro është testuar për Covid-19. Në muajin mars, kur shumë anëtarë të delegacionit të tij u infektuan gjatë një vizite në SHBA, ai tha që kishte rezultuar negativ.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *