Vendosni fjalën kyçe....

Scholz: I kërkova Putin-it të tërheqë trupat nga Ukraina


Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të tërheqë trupat nga Ukraina gjatë një samiti virtual të G20 të mërkurën.

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Berlin, Scholz tha se presidenti rus Putin mori pjesë në një samit të liderëve të G20 për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022.

“I bëra thirrje presidentit Putin që të përfundojë sulmin e tij ndaj Ukrainës dhe të tërheqë trupat nga territori i Ukrainës, në mënyrë që kjo luftë të marrë fund”, tha ai.

Scholz tha se takimi ishte “interesant” dhe liderë të tjerë perëndimorë gjithashtu i kanë bërë thirrje Putinit që t’i japë fund kësaj lufte dhe të tërheqë trupat ruse nga Ukraina.

“Ishte një mundësi e mirë për ne për të bërë të qartë se paqja në Ukrainë është e rrezikuar sepse ishte Rusia që e sulmoi Ukrainën dhe se ajo mund të rikthehet lehtësisht nëse Rusia tërheq trupat e saj,” vijoi ai.