Vendosni fjalën kyçe....

Harvardi do të japë mësim vetëm online vitin tjetër akademik, por tarifa nuk ndryshon


Universiteti i Harvardit ka njoftuar se të gjitha mësimet do të bëhen në distancë dhe tarifa e shkollimit do të mbetet në afro 50,000 dollarë.

Kjo vjen pasi autoritetet federale të imigracionit thonë se studentët ndërkombëtarë do të detyrohen të largohen nga SHBA-ja nëse shkollat ​​e tyre do japim mësim vetëm online këtë vjeshtë.

Në një deklaratë të universitetit, thuhet se ‘të gjitha mësimet për vitin akademik 2020-21 do të jepen në internet’.

Harvard tha se do t’i ftojë studentët e vitit të parë të jetojnë në kampus, por klasat do të vijojnë në internet.

“Studentët do të mësojnë nga distanca, nëse jetojnë apo jo në kampus”–  thanë administratorët e shkollës, citon Daily Mail.

Universiteti tha se do të sjellë deri në 40 përqind të studentëve në kampus, përfshirë të gjithë studentët e vitit të parë, për semestrin e vjeshtës.

“Ne gjithashtu do t’i ftojmë në kampus ata studentë që mund të mos jenë në gjendje të mësojnë me sukses në mjedisin e tyre aktual të mësimit në shtëpi.”

Për dallim nga Harvard, Universiteti i Princeton-it po ofron një zbritje prej 10 përqind për studentët pasi, klasat do të jenë kryesisht në internet. Por tarifa e Harvardit do të mbetet e njëjtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *